Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje.
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar fotografinë e personit që kërkohet për t’u arrestuar.
Në njoftimin e policisë thuhet se çdo informacion që mund të çojë në identifikimin ose vendndodhjen e të dyshuarit do të ndihmonte në zgjidhjen e rastit.
Policia ka bërë thirrje që qytetarët të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit 192 për çdo informacion të mundshëm.