Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

- Advertisement -

Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi që kërkohet për ‘’vjedhje’’.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale  “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

Të ngjashme

Të fundit