24.9 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi lidhur me grabitjen në Suharekë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka lëshuar urdhërarrest ndaj një të dyshuari lidhur me grabitjen në një argjendari në Suharekë.

Sipas Policisë, i dyshuari është Korab Gashi i lindur më 1982 në Prishtinë, raporton teve1.info

Me këtë rast, Policia ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme për ta arrestuar atë.

“Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e Grabitjes së Armatosur dhe Plagosjes së Zyrtarit Policor, ndodhur me datë 22.11.2023 në argjendarin në Suharekë. Lidhur më këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë. Personi i cili po kërkohet është Korab Zeqir Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319. Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme. Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë. Numrat kontaktues: 192 ose 080019999”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit