Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Armend Morinës.
I dyshuari kërkohet për një vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fush Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. Personi Armend (Imer) Morina kërkohet për veprën Vjedhje e rëndë”.