Policia e Gjakovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij rajoni ka kërkuar ndihmën për gjetjen e të dyshuarit Shqiprim Dedaj.
Dedaj është i akuzua për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe për momentin ndodhet në arrati.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.
Njoftimi i plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Kërkesë për bashkëpunim me qytetar
Gjakovë, 31 janar 2023
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i dyshuar është:
• Shqiprim (Tomë) Dedaj i lindur me 28.11.1984 banues në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.
Lidhur me rastin “Vjedhje e rëndë” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.
Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=478869117786685&id=100069908031425&mibextid=Nif5oz