-0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Policia kërkon ndihmë për të identifikuar një person të dyshuar për ngacmim (Video)

- Advertisement -

Sektori Rajonal i Hetimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim” që ka ndodhur më datë 21.01.2023, në Prizren.

Sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë vendit të ngjarjes ku i dyshuari shihet në filmim.

Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kemi mundur të identifikojmë ende kryesin e kësaj vepre.

Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të marra nga kamerat e sigurisë.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë apo në nr.192.

https://fb.watch/jCH74-tbgl/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit