Policia e Kosovës ka dalë me kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e disa personave të kërkuar për vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personave të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Fushë Kosovë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personve që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën Vjedhje e rëndë”, thuhet në komunikatë.






