31.5 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre dy personave, kërkohen për vjedhje

- Advertisement -

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografitë e dy personave, femra, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tyre. Nga policia bëhet e ditur se të dyshuarat kërkohen për vjedhje.

Po ashtu nga PK-ja është bërë e ditur se kërkesa është bërë me autorizim nga prokuroria kompetente.

‘‘Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personave të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”, thuhet në njoftim.

 

Të ngjashme

Të fundit