22.8 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një të zhdukuri në Istog

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Beqir Malokut, 68 vjeçar nga fshati Staradran i Istogut.

Në kërkesë, Policia ka publikuar fotografinë dhe ka lënë numrat e telefonit për këdo që ka informacione në lidhje me zhdukjen e Beqir Malokut.

“Personi i zhdukur është: -BEQIR (Shaqir) MALOKU i lindur me 23.02.1957 në fshatin Staradran-Istog. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
-192 dhe 080019999 (pa pagesë)
-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
-E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit