30.2 C
New York
Sunday, July 7, 2024

Buy now

Policia kërkon ndihmë në kërkimin e një personi, dyshohet se vjedhi një kuti bamirsie

- Advertisement -

Policia e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi që dyshohet për vjedhje në qytetin e Rahovecit, i dyshuari kërkohet për vjedhje të një kutie bamirsie në një barnatore në Rahovec.

“Me datën 30.03.2024, në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar rasti i vjedhjes së një kutie qelqi me para të destinuara për bamirësi, në një barnatore në qytetin e Rahovecit. Policia menjëherë ka filluar me veprime hetimore, me ç’rast edhe janë siguruar fotografi të personit të dyshuar. Deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tij, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore.

Andaj, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët: kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë)”, njofton Policia e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit