17.7 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Policia kap substancë të dyshuar tek ngasësi i një motoçiklete në Fushë Kosovë

- Advertisement -

Njësiti i Trafikut Rajonal në Prishtinë, gjatë kontrolleve të rregullta në trafik, të hënën ka ndaluar një drejtues motoçiklete në zonën e Fushë Kosovës.

Policia njofton se gjatë kontrollit, tek drejtuesi i motoçikletës janë gjetur substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë.

“Ky veprim është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme

Të fundit