-3 C
New York
Thursday, January 1, 2026

Buy now

Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë zjarri në Ferizaj

- Advertisement -

Një 31-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se kishte postuar video duke shtënë me armë zjarri.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, T.I. ka dorëzuar armën me të cilën dyshohet se ka gjuajtur, dhe me udhrër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Më datë 01.01.2026, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person kishte publikuar në rrjete sociale një videoinçizim, duke shtënë me armë zjarri. Pas një pune intenzive në terren, është identifikuar i dyshuari T. I,(31 vjeç), i cili më pas ka dorëzuar armën, me të cilën dyshohet se kishte shtënë”, thuhet në njoftim.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Të ngjashme

Të fundit