4.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Policia jep me detaje për rënien e ashensorit në Emshir: Nëntë persona ishin brenda tij

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rënien e ashensorit në Emshir.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se rasti ka ndodhur në orën 19:00.

Ajo ka bërë me dije se lëndime trupore kanë pësuar tre persona, nga nëntë që ishin në një ashensor.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në  lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku  janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lnduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit