Policia e Kosovës po e heton një rast të vdekjes në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmon se 29-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë sot rreth orës 10:00.
Ai është dërguar në QKUK, ku pas një ore mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar (shtrirë në rrugë), në lagjen Emshir në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 29 vjeç.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.