Hoteli “Castel” në Milloshevë është djegur të shtunën, i cili është në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se nuk ka të lënduar nga zjarri.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.






