Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore e ka kapluar zjarri mëngjesin së martës.
Lidhur me këtë në një përgjigje Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje.
‘’Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.Nuk raportohet për persona të lënduar’’, thuhet në njoftimin e PK-së.
Më tutje është bërë e ditur se policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.