Një person u privua nga jeta dje në Kolovicë të Vjetër në Prishtinë.
Policia ndërkohë ka bërë me dije rrethanat e rastit.
Sipas policisë, deri sa një i dyshuar ishte për gjueti, nga pakujdësia qëlloi drejt viktimës, të cilit i shkaktoi lëndime vdekjeprurëse.
Rasti ndodhi diku rreth orës 10:35.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK” thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, njësitet relevante kanë dalur në vendngjarje.
Një pushkë gjuetie dhe shtatë fishekë u konfiskuan nga i dyshuari.
I dyshuari u intervistua dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.