Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vdekjen e Nazmi Grabovcit, nipit të ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci.
Me anë të raportit 24-orësh, policia bën të ditur se nje person është gjendur pa shenja jete në një veturë në lagjen Emshir të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme.
Siç shpjegon policia, viktima është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete, teksa dyshohet se i njëjti ka bërë vetëvrasje.
Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime.
Njoftimi i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN
Lagjja Emshir, Prishtinë 02.06.2022. Raportohet se është gjetur në një veturë një person mashkull kosovar i gjakosur dhe pa shenja jete, dyshohet që i njëjti ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime.
Kurse, Adem Grabovci ka folur mbrëmë pasi trupi i pajetë i nipit të tij është gjetur në një parking në lagjen Emshir të Prishtinës.
Grabovci ka thënë se jeta e përballi me sfida të forta dhe ai kishte kaluar edhe burgun dhe rënien e vëllait të tij si dëshmor, por që sot ishte sfida më e rëndë.
“Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë, Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën! As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë. NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….”, shkroi Adem Grabovci.
“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë. Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë …”, përfundoi ai.