-1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Policia jep detaje për plagosjen e një polici në Fushë-Kosovë

- Advertisement -

Një përleshje me armë mes dy grupeve ka përfunduar me plagosjen e një polici jashtë detyrës, i cili ndodhej aty si kalimtar rasti.

Rasti kishte ndodhur të dielën, në Fushë Kosovë, dhe sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me rastin, dy persona të dyshuar janë intervistuar dhe janë liruar pas konsultimeve me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të jetë në arrati.

Policia ka kryer bastisje për të mbledhur prova shtesë, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Viktima mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës si kalimtar rasti, është plagosur nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje në mes vete. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar kosovarë të cilët janë liruar në konsultim me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti po hetohet për veprat penale të “Vrasjes në Tentativë”, “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa Leje”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit