Home Lajme Policia jep detaje për plagosjen e disa personave në Prishtinë

Policia jep detaje për plagosjen e disa personave në Prishtinë

0
Policia jep detaje për plagosjen e disa personave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, por edhe nga fragmente qelqi, në gjuajtjet me armë që ndodhën të premten në mbrëmje në lokalin “Bon Vivant” në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa po vijon punën për veprime të tjera operativo-hetimore.

“Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version