Sipas njoftimit, policia ka pranuar informatë se një person që ndodhej brenda një veture dyshohej të ishte pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë përkatëse policore, hetimet dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, janë njoftuar prokurori kompetent dhe ekipet mjekësore, të cilat gjithashtu kanë dalë në vendngjarje.
Nga hetimet fillestare është konstatuar se në vendngjarje ndodhej një veturë me ngjyrë të bardhë, me targa lokale (01), e cila rezulton të jetë në pronësi të një mashkulli kosovar nga Obiliqi. Ekipi mjekësor ka konfirmuar se personi mashkull i gjetur brenda automjetit ishte pa shenja jete.
Policia ka bërë të ditur se më pas janë gjetur edhe dy gra me plagë të rënda, por ende me shenja jete, ku njëra prej tyre ishte e dyshuara A. Gashi.
Bazuar në veprimet dhe hetimet intensive, është siguruar informacion se një person i gjinisë femërore ndodhej brenda një shtëpie, i armatosur me armë zjarri dhe refuzonte të komunikonte me këdo, duke paraqitur rrezik për veten dhe të tjerët.
“Referuar situatës, janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtët për ndërmjetësim, të cilët kanë intervenuar brenda në shtëpi duke vënë situatën nën kontroll, ku dy persona të gjinisë femërore janë gjetur brenda, të cilat dyshohet se kanë plagë të rënda, por janë me shenja jete. Nga njësia emergjente iu është dhënë tretmani mjekësor, dhe pastaj të njëjtat nën mbikëqyrjen mjekësore dhe policore janë dërguar në qendrën spitalore. Ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar policia.
Ndërkohë, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu, 73-vjeçarja e plagosur ka ndërruar jetë në QKUK rreth orës 03:35 të datës 23.03.2026. Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar, sipas njoftimit të policisë





