Home Lajme Policia jep detaje për incidentin në trafikun urban

Policia jep detaje për incidentin në trafikun urban

0
Policia jep detaje për incidentin në trafikun urban

Një shofer i autobusit ka kanosur me armë një shofer të një veture private.

Krejt kjo situatë ka ardhur pas një keqkuptimi në komunikacion.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se është sekuestruar një armë zjarri dhe palët e përfshira janë shoqëruar në polici.

Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture)”, ka thënë Ahmeti.

Exit mobile version