Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e zyrtares së Urbanizmit në Prizren, Shpresa Osmanollaj.
Përmes raportit policor, bëhet e ditur se Osmanollaj dyshohet se gjatë ushtrimit te detyrës zyrtare ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobive pasurore për vete apo për persona të tjerë.
Ajo është dërguar në mbajtje.
KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE Rr. William Voker, Prizren / 19.06.2025 – 06:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se gjatë ushtrimit te detyrës zyrtare ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobive pasurore për vete apo për persona të tjerë. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në mbajtje”