10.3 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Policia jep detaje për aksionin e sotëm në Kllokot

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në komunën e Kllokotit, pas dyshimeve se përfaqësues të Listës Serbe, përmes strukturave paralele, kanë përdorur dokumente të falsifikuara për votim me asistencë.

Hetuesit policor kanë realizuar sekuestrimin e disa materialeve në tri institucione shëndetësore në fshatin Pasjan, Kllokot dhe Verbovc.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili tha se sekuestrimi është bërë në vazhdën e hetimit të rastit “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Sipas Osmanit, hetimet janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

“Me datën 17.10.2025, Hetuesit policor pran Sektarit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, kanë realizuar sekuestrimin e disa materialeve në tri institucione shëndetësore në fshatin Pasjan, Kllokot dhe Verbovc. Sekuestrimi është bërë në vazhdën e hetimit të rastit ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ i datës 12.10.2025 me qëllim të mbledhjes së provave materiale në sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave të rastit. Hetimet janë duke vazhduar në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, ka deklaruar Osmani./teve1

Të ngjashme

Të fundit