1.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj: Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, viktima 42 vjeç

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skenderaj, ku një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, shkruan Peirskopi.

Rastin për Periskopin e ka konfimruar nga Policia, Avni Zahiti i cili tha se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali dhe viktima është 42 vjeç.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.   Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha Zahit për Periksopi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit