2.8 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Policia iu kërkon shoferëve kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në kushte dimërore

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi në Facebook, ku apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

“Duke marrë parasysh rritjen e numrit të aksidenteve te trafikut, ku gjatë vitit në të cilin kemi hyrë janë regjistruar deri më tani 3 aksidente. Policia Rajonale e Mitrovicës Veri ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.

Policia apelon tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, të kenë të vendosura gomat e dimrit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht që shoferët:

Të jenë të pajisur me goma dimërore,

Të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës,

Të mbajnë distancën e duhur ndërmjet automjeteve,

Të vendosin rripin e sigurisë,

T’i respektojnë në përgjithësi rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu, për shkak të festave, Policia apelon fuqishëm që asnjë qytetar të mos drejtojë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo substancave tjera, pasi kjo paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Të ngjashme

Të fundit