26.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Policia intensifikon aktivitetet për rritjen e sigurisë, parandalimin dhe hetimin e veprave penale

- Advertisement -

Në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit dhe hetim të veprave penale, policia në Gjilan gjatë ditëve të fundit, nga data 13 gusht deri më 21 gusht 2025, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh të shtuara operative dhe hetimore.

Gjatë këtyre aktiviteteve janë identifikuar dhe ndaluar persona të dyshuar me urdhëresa të gjykatës siç ju kemi informuar ditë me herët.

Gjatë kësaj kohe janë konfiskuar armë zjarri dhe mjete të tjera si:

• Katër raste të armëve –pistoleta dhe 29 fishekë;

• Tetë raste posedim i pa autorizuar i substancave narkotike;

• Dy raste armë të ftohtë (thikë) dhe

• Një rast shufër metalike.

Këto veprime janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Policisë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar dhe hetuar të gjitha veprimet që bien ndesh me ligjin.

 

Të ngjashme

Të fundit