18.8 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

Policia inicon rast penal, pas kërcënimit të Osmanit

- Advertisement -

Pas një emaili kërcënues drejtuar presidentes së Kosovës. nga një person anonim, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është iniciuar rast penal”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Presidenca, emaili kërcënues është dërguar në adresën zyrtare të institucionit dhe përmban gjuhë fyese dhe kërcënuese, duke përfshirë etiketime si “kriminele”, “ordinere” dhe “antikushtetuese”, si dhe kërcënime serioze për jetën e Presidentes.

Zyrtarët e Presidencës kanë bërë të ditur se rasti është raportuar menjëherë te organet kompetente për hetime të mëtejshme.

Të ngjashme

Të fundit