Policia e Kosovës, njësiti i hetuesisë, ka identifikuar disa burra që gjatë festës së Vitit të Ri kanë shtënë me armë zjarri në ajër.
Tre prej tyre u identifikuan në fshatin Gjinoc të Suharekës dhe lidhur me këto raste janë gjetur dhe konfiskuar tri revole
Ndërkaq, personi i katërt që u zbulua se gjuajti me armë zjarri për natën e Vitit të Ri ishte në Mamushë. Nga ai një pushkë gjuetie dhe një revole.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rastet shkojnë në procedurë të rregullt.