14.8 C
New York
Thursday, October 30, 2025

Buy now

Policia ia publikon fotografinë një të dyshuari për vjedhje, kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e tij

- Advertisement -

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi që dyshohet se është përfshirë në veprën penale “Vjedhje”.

Policia e ka publikuar fotografinë e tij.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”

Të ngjashme

Të fundit