Home Lajme Policia heton vdekjen e 52 vjeçares, mjeku: Erdhi pa shenja jete

Policia heton vdekjen e 52 vjeçares, mjeku: Erdhi pa shenja jete

0
Policia heton vdekjen e 52 vjeçares, mjeku: Erdhi pa shenja jete

Pas shqetësimeve shëndetësore që kishte pasur, një grua që i përkiste komunitetit rom ka arritur e vdekur në Ordinancën “Medikus” në Viti, të shtunën.

Kjo qendër mjekësore është më e afërta me fshatin Vërbovc, i cili njëherit është fshati ku e ndjera banonte.

Doktorri që është edhe pronari i kësaj ordinance, Rrahim Avdiu për Televizionin Dukagjini ka thënë se 52 vjecarja kishte shkuar pa shenja jete në ordinancën e tij.

“Pacientja, kur jam afru te ajo, pacientja ka qenë pa shenje jete. Megjithëse familjarët kërkonin ta ngjallja pot unë nuk mund ta ngjallë njeriun e vdekur edhe i kam dhënë adrenalinë. Ka vuajtur prej diabetit, hernisë abdominale, bronhit kronik e shtypjes e yndyrës. Shumicën e terapisë e ka marrë nga spitalet serbe”, ka deklaruar Rrahim Avdiu.

E ndjera ishte trajtuar herë pas here në këtë klinikë dhe para saj, në klinika serbe.

Lidhur me rastin, nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti nuk kanë dhënë detaje.

Sipas raportit të Policisë, vdekja e saj u konstatua në Emergjencë ndërsa trupi më pas ishte dërguar për obduksion.

Të afërmit e 52 vjecarës nuk kanë dashur që të prononcohet për televizionin, ndërkaq ajo u varros në varrezat e fshatit Vërbovc, të dielën.

Exit mobile version