-10.6 C
New York
Sunday, January 25, 2026

Buy now

Policia gjen tjetër sasi të armatimit në veri

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka gjetur të dielën municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan.

Ato janë gjetur në fshatin Rudar i Vogël.

“Më datë 25.01.2026, rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacionit nga qytetarët se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit, mund të gjendeshin armë dhe municion, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar:9 granata dore  538 fishekë,  3 karikatorë për armë automatike”, thuhet nga Policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.

Policia edhe të shtunën në dy raste kishte gjetur sasi të armatimit dhe ekzspolzivit në Zveçan e Zubtin Potok.

Të ngjashme

Të fundit