Policia ka gjetur edhe sot disa thasë me rërë në veri që dyshohet se janë përdorur për t’i krijuar barrikadat në vitin 2022.
Veton Elshani, zv/drejtor për rajonin e veriut ka thënë se thasët janë gjetur në shtëpinë e pronarit të një lokali, ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit dhe e cila ishte bastisur dje.
“Hyrjen në atë shtëpi e kemi bërë në prezence të pronarit të shtëpis i cili njëherësh është edhe pronar i shtëpis ku dje i kemi konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit. Pronari momentalisht është duke u intervistuar”, ka thënë Elshani.