Policia e Kosovës së bashku më Doganën dhe Agjencinë e Kosovës për produkte medicinale është duke kontrolluar një objekt në Mitrovicë të Veriut, aty janë gjetur disa produkte medicinale, që nuk i dihej origjina.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani tha për Gazetën Insajderi se fillimisht nuk e kanë ditur se kujt i takon kjo depo, por më vonë kuptuan se mund të jenë produkte medicinale që menaxhohen nga spitali atje.
Pas pranimit të informacioneve se në një depo/magazinë në afërsi të stacionit të autobusave policia ka reaguar dhe kemi kuptu se aty ka produkte medicionale për të cilët nuk dihej origjina. Sot kemi thirr doganën dhe agjensin e kosovës për produkte medicionale, ndërsa në ndërkohë kemi kuptu se kjo depo mund të kishte produkte medicionale brenda e që menaxhohen nga Spitali rajonal i Mitrovica Veri. Tani së bashku me personelin e spitalit jemi në proces të verifikimit të kësaj depoje”, tha Elshani.