Dy persona janë arrestuar pasditen e djeshme në Prizren, pasi te ta policia gjeti një sasi të konsiderueshme të narkotikëve
Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, sakaq në njërën prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar 11 doza substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 16 gramësh.
Tek i dyshuari tjetër janë gjetur 0.96 gramë marihuanë, shkruan IndeksOnline.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku së pari janë intervistuar.
Më pas, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërkaq tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike