-8.2 C
New York
Tuesday, January 20, 2026

Buy now

Policia fton qytetarët që kanë pranuar shërbime nga Sllamniku të paraqiten për intervistim

- Advertisement -

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, me autorizim të Prokurorisë së Shtetit, ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin e Arianit Sllamnikut, për të cilin Klan Kosova publikoi ekskluzivisht hulumtimin në emisionin Kiks Kosova.

Në kuadër të këtyre veprimeve, Policia ka ftuar qytetarët që kanë pranuar shërbime nga Sllamniku të paraqiten për intervistim, transmeton Klankosova.tv

“Të gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar shërbime shëndetësore apo konsulta me përdorim të ndonjë terapie apo medikamenti nga personi në fjalë dhe që konsiderojnë se janë dëmtuar në çfarëdo forme, qoftë materiale apo shëndetësore, që të paraqiten në ambientet e Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim me qëllim të zbardhjes të rrethanave të rastit.”

PK ka bërë të ditur se hetimi po zhvillohet në drejtim të veprave penale ‘’Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’’ dhe ‘’Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave’’, me qëllim të verifikimit të rrethanave të rasteve të dyshuara që ndërlidhen me trajtim shëndetësor të ofruar nga personi Arianit Sllamniku

Të ngjashme

Të fundit