13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Policia elitare edhe njëherë para derës së Qeverisë, i bashkohet saj edhe Sindikata e PK-së

- Advertisement -

Njësiti Special Intervenues dhe njësitet e tjera elitare të Policisë së Kosovës, nesër kanë paralajmëruar protestë para objektit të qeverisë së vendit.

Lidhur me këtë Rrahman Sylejmani, kolonel në pension i Policisë së Kosovës, thotë se kërkesa e Njësitit Special Interevenues është e ngutshme.

Sipas tij, “FIT” nuk ka dashur që problemi i tyre të trajtohet në pakon e përgjithshme të problemeve që i ka paraqitur Sindikata e Policisë së Kosovës.

“Kërkesa e FIT-it për mua është e ngutshme, ata nuk kanë dashur që problemi i tyre të trajtohet në atë pakon e përgjithshme, me të gjitha problemet që i ka paraqitur edhe Sindikata e Policisë në parlament. Këta me atë qëllimin e tyre çka e kanë deklaruar edhe në protestën e parë edhe gjatë takimit të kryeministrit ata po kërkojnë që të llogariten si lloj ekspertësh, e ekspertë Policia e Kosovës i ka, por i ka në kuadër të IT-së, në kuadër të pajisjeve që i kemi sofistikuar brenda policisë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sylejmani thotë se i pakënaqur nuk është vetëm “FIT”, por të gjitha njësitë.

“Unë po shoh reagimet e njësisë FIT që kanë qenë në protestën e parë, tash e kanë paralajmëruar edhe për nesër. Të pakënaqur nuk janë vetëm ata, që të gjithë janë të pakënaqur, nuk janë aty ku kanë qenë e mos të flasim për ndonjë progres në rritje, as të koeficientit, as të rritjes së koeficientit, as të pagës totale. Duhet të dallohen shtesat e rrezikshmërisë me punët që janë jashtë orarit të punës. Shpesh ka ndodhur që edhe kryeministri ta përdorë atë justifikim të pavend, sepse ndodh që edhe dikush i ka marrë edhe 2, 3 mijë euro, nuk e mohoj atë fakt, por nëse ai ka qëndruar atje natë e ditë normal që i kanë takuar se i ka bërë orët shtesë”, tha ai.

Tutje, ai tha se nëse “FIT” vazhdon në këtë mënyrë të veçantë dhe të mos t’i ndajë fatin me zyrtarët policorë të tjerë, “unë jam dakord që ata ta kenë nivelin e rrezikshmërisë më të lartë, sepse janë njësi elite dhe shkojnë në rrezikshmëri më të lartë”.

Protestës së “FIT”-it do të i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri.

“Po, do të jemi nga ora 12:00. Nesër e merrni vesh kërkesat tona”, ka deklaruar ai duke mos dashur që të jap detaje më tepër.

Pjesëtarët e NJSI-së kanë protestuar më 1 nëntor për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë. Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit