Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët e vendit, drejtues të automjeteve që të kenë parasysh se kanë mbetur vetëm edhe dy ditë nga koha kur duhet që në veturë t’i kenë pajisjet dimërore.
Nga Policia u tha se nga data 15 nëntor deri më 15 mars, kërkohet që mjetet të cilat janë në qarkullim t’i kenë të vendosura pajisjet dimërore.
“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjet e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë sezonit dimëror”, thuhet gjithashtu në njoftim