7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Policia e Shqipërisë del me njoftim, thotë se pas arrestimit Noyzi dhe DJ i tij do të ekstradohen në Kosovë

- Advertisement -

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar reperin Noizy dhe DJ e tij pasi ata u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës.

Policia shqiptare tha se kapjen dhe arrestimin e tyre e bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

“Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri. Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Policia e Kosovës dy ditë më parë i kishte shpallur artistët në kërkim, pasi Noizy akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë rrahur tiktokerin Medi Iseni, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë.

Ndryshe, mbrëmë në kërkim është shpallur edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stres.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit