Policia e ka shpallur në kërkim Xhemail Nuhiun, i cili dyshohet për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali.

Postimi i policisë

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali.
Personi i dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në:
Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192