Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës ka zhvilluar një vizitë në Bullgari me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë vizitës u demonstruan edhe aftësitë profesionale të trupës përmes një simulimi praktik.
“Dita e parë e vizitës filloi me një vizitë në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë, për të vazhduar më pas me takimin e parë me Shefin e Shërbimit Kombëtar për Mbrojtje, gjeneral major Emil Tonev, nga i cili u njoftuan për misionin, detyrat, funksionet dhe programet e trajnimit të këtij shërbimi. Gjatë vizitës, u demonstruan edhe aftësitë profesionale të trupës përmes një simulimi praktik. Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare”, ka njoftuar Policia.