Policia e Kosovës ka njoftuar mbi konkursin e ri për zyrtarë policorë.
Në njoftimin e publikuar më herët, Policia ka vendosur edhe kushtet që duhen plotësuar për këtë pozitë, përfshirë moshën, shkollimin e mesëm, gjendjen e mirë fizike si dhe tipare të tjera që duhen përmbushur.
Kandidatët që do të aplikojnë, do t’u nënshtrohen gjashtë fazave testuese: testit me shkrim, testit fizik, intervistës, testit psikologjik, kontrollimit mjekësor, si dhe verifikimit të së kaluarës.
Aplikimi mund të bëhet online dhe në formë fizike.
Policia njofton se konkursi është i hapur deri më 26 korrik.
Ky është njoftimi:
Policia e Kosovës shpall:
K O N K U R S
Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.
Vendi i punës: Policia e Kosovës
Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:
a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.
Për më shumë detaje: