Policia e Kosovës po shënon 26 vjetorin e themelit të saj përmes aktiviteteve të ndryshme. Në këtë ditë të rëndësishme për institucionin më të besueshëm të sigurisë në vend aktivitetet kanë filluar nga sheshi Zahir Pajazit në kryeqytet.
Në ditëlindjen e 26 të Policisë, ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, para fëmijëve të disa shkollave të Prishtinës, tha pjesëtarët e Policisë e kanë për obligim që t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve të vendit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se është institucion më i respektuar në Kosovën e pas luftës.
“Në këto 26 vite ne i kemi dhënë 26 heronj në luftë kundër krimit dhe integritetit territorial të Republikës”, tha Hoxha.