Home Lajme Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit në veri, konfiskon 40 telefona

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit në veri, konfiskon 40 telefona

0
Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit në veri, konfiskon 40 telefona

Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e 40 telefona të tipit Iphone në veri të Kosovës.

PK ka arritur që të ndalojë një veturë e cila ka hyrë nga Serbia në Kosovë, dhe që aty kanë qenë të fshehur telefonat.

Tutje në komunikatën e Policisë u bë e ditur se vozitës i veturës ka qenë S.E., 1970.

“Si rezultat me datën 31.10.2023 rreth orës 10:25, gjatë kontrollit kufitar, në hyrje të pikëkalimit kufitar Bërnjak, në automjetin Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me vozitës S. E., (viti i lindjes 1970), është gjetur një sasi e mallit të fshehur që dyshohet të jet kontrabanduar: 20 IPHONE 14; 10 IPHONE 14 PRO; 10 IPHONE 14 PRO MAX.” – thuhet në njoftim.

Tutje u bë e ditur se malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime mëtutjeshme hetimore.

“Me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore.” – thuhet në përfundim.

Exit mobile version