-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Zvicrës konfiskon një veturë me vlerë rreth 100 mijë euro

- Advertisement -

Policia e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me Policinë e Zvicrës ka arritur ta konfiskoj një veturë me vlerë rreth 100 mijë euro.

Vetura sipas njoftimit të policisë ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, ajo u gjet në veri të Mitrovicës.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës në lidhje me dyshimin se një veturë e llojit Mercedes e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, mund të jetë në territorin e Republikës së Kosovës. Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, më datë 10.10.2023 është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura e llojit Mercedes (vlera e përafërt  mbi 100 000 €) e cila ishte në kërkim në Zvicër”, thuhet në njoftim.

Rasti sipas Policisë së Kosovës është trajtuar konform procedurave ligjore nga njësitë përkatëse policore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit