8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Policia e Kosovës largon 50 kamera ilegale në fshatrat serbe të Gjilanit, dyshohet se janë kontrolluar nga Beogradi

- Advertisement -

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në Gjilan ka larguar 50 kamera ilegale në fshatrat serbe në rajonin e Gjilanit.

Gazeta “Enigma” mëson se mëngjesin e së premtes, prokurori Agron Uka ka dhënë urdhër për t’i larguar kamerat, të cilat dyshohet se janë të kontrolluara nga Beogradi dhe janë të vendosura në fshatrat serbe.

Të shoqëruar nga Policia e Kosovës, punëtort e KEDS-it kanë asistuar në largimin e këtyre kamerave.

Aksioni është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.

Ajo tha se janë sekuestruar rreth 50 kamera në fshatrat serbe në Rajonin e Gjilanit, pasi dyshohet se të njëjtat janë përdorur për fotografime dhe incizime të paautorizuara.

Ju njoftojmë se me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan, Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 50 kamera në fshatrat serbe në regjionin e Gjilanit, pasi dyshohet se të njëjtat janë përdorur për fotografime dhe incizime të paautorizuara”, ka konfirmuar Liridona Xheladini.

“Rasti është kualifikuar si ‘’Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara’’, nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit