7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Policia e Kosovës konfiskon mbi 80 kilogramë drogë të llojit heroinë

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për në ora 20:00.

E kjo konferencë ka të bëjë pikërisht me një aksion të gjerë policorë të realizuar së fundi në terminalin doganor në Han të Elezit.

Siç mësohet pikërisht në këtë pikë kufitare janë arrestuar dy persona të dyshimtë.

Përpos arrestimit të tyre, Policia e Kosovës tashmë ka konfiskuar mbi 80 kilogramë heroinë.

Sipas informacioneve të para ky lloj i narkotikëve është tentuar të futet në Kosovë.

Duhet përkujtuar që pak më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar një postim në të cilin ka përgëzuar Doganën, Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës.

E ky përgëzim i Sveçlës erdhi pikërisht për konfiskimin e narkotikëve.

Mbi 80 kilogramë të llojit heroinë tashmë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit