Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur një sukses të radhës së Policisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka pranuar dje çmimin kryesor për sukses të jashtëzakonshëm operacional në një ceremoni në Washington.
Në kuadër të ditës së Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA), Policia e Kosovës u nominua me operacionin “PIKA 1” dhe “PIKA 2”, nga i cili u arrestuan 74 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpëdorim të detyrës.
Sveçla bëri po ashtu të ditur se në këtë ceremoni ishin nominuar 52 shtete.
Postimi i plotë:
Edhe një sukses i Republikës së Kosovës.
Në ceremoninë e mbajtur dje në Washington në kuadër të Ditës së Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA), Inspektoriati Policor i Kosovës ka pranuar çmimin kryesor për sukses të jashtëzakonshëm operacional, si institucion i nominuar në kuadër të operacionit të suksesshëm “Pika 1” dhe “Pika 2” nga i cili janë arrestuar 74 zyrtarë policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.
Në këtë ceremoni ishin nominuar 52 shtete dhe çmimi është dhënë nga Nënsekretarja e Shtetit znj. Uzra Zeya.
Përgëzoj pjesëtarët e IPK-së për punën dhe për çmimin ndërsa ritheksoj sërish angazhimin tonë në forcimin e integritetit brenda secilit institucion të Republikës së Kosovës e në veçanti atyre që garantojnë sundim të rendit e ligjit dhe siguri për qytetarët tanë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=669405718529041&id=100063788556625&mibextid=Nif5oz