“Së paku duhet të lajmërojnë KFOR-in”, ka thënë Shefi i NATO-s, Mark Rutte, referuar dislokimit të policisë kosvare afër pjesëve kufitare Kosovë – Serbi.
Këtë mesazh Rutte e dha dje në bisedim me gazetarë – ku krahas asaj që Forca e Sigurisë së Kosovës obligohet që të merr miratim paraprak për prani në veri, ai tha se edhe Policia e Kosovës duhet të informojë forcën paqembajtëse nëse veprimet e saj përfshinë lokacione në afërsi të kufirit.
“Kur bëhet fjalë, natyrisht, për FSK-në, përderisa nuk ka një marrëveshje të re, duhet t’i përmbahemi asaj aktuale, dhe e tashmja thotë qartë se që FSK-ja të dislokohet diku, duhet të ketë, veçanërisht në veri, pajtim paraprak me KFOR-in, komandantin e KFOR-it.
Dhe kur është fjala për Policinë e Kosovës, nëse ata janë të dislokuar afër vijës kufitare administrative, është e rëndësishme që së paku të informojnë me kohë para se të ndodhë kjo, pra dislokimin e PK-së, Policisë së Kosovës, që ta informojnë KFOR-in”, tha Mark Rutte.