Në Bazën e Njësive Speciale “Vrella”, është zhvilluar me sukses një trajnim i përbashkët ndërmjet Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese të Policisë së Kosovës (NJTME) dhe KFOR US EOD.
Përmes një njoftimi nga ana e policisë, është bërë e ditur se në trajnim u përfshinë temtat: “Ndërhyrja në pakot e dyshuara për bombë” dhe “Hapja e veturës së dyshuar për bombë”.
Ky aktivitet është zhvilluar me qëllim të rritjes së kapaciteteve profesionale në identifikimin dhe çaktivizimin e mjeteve të improvizuara shpërthyese (IED), transmeton Klankosova.tv.
“Ky bashkëpunim operacional ndihmon në forcimin e aftësive të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave praktike dhe ngritjen e gatishmërisë për përballje me sfida të përbashkëta në fushën e sigurisë publike”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së